Lulzim Basha është më i preferuar në Tiranë se Edi Rama, kështu tregoi sondazhi i dytë i kompanisë MRB për qarkun e Tiranës.
Sipas sondazhit popullariteti i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ka rënë krahasuar me sondazhin e parë.
Teksa e kundërta ka ndodhur me Lulzim Bashën vetëm 10 ditë para zgjedhjeve.
Në sondazhin e kryer për Euronews Albania qytetarët e qarkut të Tiranës vlerësuan me opinion pozitiv:
Lulzim Bashën 44.8%
Edi Ramën 44.4%
Monika Kryemadhin 20.8%
Nga sondazhi i parë në Tiranë, i cilu krye në periudhën 25 janar-12 shkurt e deri tani, Rama ka humbur muajin e fundit 3 pikë përqindje – nga 47.4% , ndërsa Basha të ketë fituar 5.2 pikë përqindje – nga 39.6%.
Në nivel kombëtar vlerësimi për Bashën është 44% ndërsa për Ramën 47%.
Qytetarët vlerësuan të përshtatshëm për kryeministër:
Edi Ramën 43% – 44.1% sondazhi i parë
Lulzim Bashën 40.2% – 34.1% sondazhi i parë