Soreca: BE do të ndihmojë në rindërtimin e zonave të goditura nga tërmeti

Nga Stafi i Exit
Soreca: BE do të ndihmojë në rindërtimin e zonave të goditura nga tërmeti

Bashkimi Evropian do të ndihmojë në rindërtimin e ndërtesave të rrënuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kështu tha Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtuesin e Ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Glerum.

“Janë me mijëra njerëz që nuk po munden të kthehen në shtëpi. BE-ja dhe vendet anëtarë kanë ofruar asistencë […] kemi zbatuar mekanizmin për të dërguar ekspertë në Shqipëri nga Franca, Italia, Austria, Holanda, etj.”

Ambasadori Soreca tha se kishte vizituar Durrësin për të parë nga afër dëmet, sidomos në shkolla. Ai tha se “të gjitha shqetësimet do të adresohen” sipas një “procesi që do të nisë të enjten nga zyra e BE-së”.

Zoti Soreca tregoi tre fazat se si do të veprohet. Si fillim ai kujtoi se faza e parë është kërkim-shpëtimi i fatkeqëve, më pas faza e dytë ka të bëjë me vlerësimin e dëmeve. Ambasadori i BE-së tha se kjo faze është shumë e rëndësishme dhe se BE-ja do ta ndihmojë Shqipërinë për ta kryer sa më mirë vlerësimin.

Si fazë e tretë Zoti Soreca përmendi “vlerësimin pas katastrofës deri te mbështetja financiare dhe ndërtimi i ndërtesave të rrënuara”. Për këtë Ambasadori i BE-së tha se vendet anëtare janë gati ta drejtojnë këtë fazë.

Për të vlerësuar ndërtesat, Drejtuesi i Ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Glerum tregoi se nga vendet e BE-së janë rreth 50 inxhinierë në terren.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>