
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i uroi mirëseardhjen ambasadores së re të SHBA-ve Yuri Kim. Në një postim në faqen e tij në Twitter ai theksoi se bashkëpunimi BE-SHBA është mjaft i rëndësishëm për integrimin europian të Shqipërisë.
“Mirëseardhje ambasadores së re të SHBA, Yuri Kim. Gati të nisim punën së bashku për të vijuar bashkëpunimin BE- SHBA në Shqipëri në kontekstin e perspektivës europiane të vendit.”
Soreca theksoi se viti 2020 është “vit i rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë.”
Ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim i paraqiti sot kredencialet e saj Presidentit Ilir Meta, pasi u betua më 8 janar për të marrë detyrën në vend të Donald Lusë, i cili u emërua vitin e shkuar Ambasador në Kirgistan.