Soreca i uron mirëseardhjen ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim

Nga Exit News
Soreca i uron mirëseardhjen ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i uroi mirëseardhjen ambasadores së re të SHBA-ve Yuri Kim. Në një postim në faqen e tij në Twitter ai theksoi se bashkëpunimi BE-SHBA është mjaft i rëndësishëm për integrimin europian të Shqipërisë.

“Mirëseardhje ambasadores së re të SHBA, Yuri Kim. Gati të nisim punën së bashku për të vijuar bashkëpunimin BE- SHBA në Shqipëri në kontekstin e perspektivës europiane të vendit.”

Soreca theksoi se viti 2020 është “vit i rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë.”

Ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim i paraqiti sot kredencialet e saj Presidentit Ilir Meta, pasi u betua më 8 janar për të marrë detyrën në vend të Donald Lusë, i cili u emërua vitin e shkuar Ambasador në Kirgistan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>