Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca përshëndeti operacionin e përbashkët ndërkombëtar mes Shqipërisë, Italisë, Hollandës, me mbështetjen e zyrave evropiane të interpolit, Europol dhe Eurojust, për arrestimin e 20 personave në 9 vende, dhe konfiskimin e 4 ton drogë dhe 5,5 milionë euro kesh.
“Lufta kundër krimit të organizuar është prioriteti kryesor i BE-së dhe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimti erovian”, shkroi Soreca në një postim në Twitter.
Important operation against international #drugtrafficking led by @poliziadistato🇮🇹 in a joint investigation team with @Politie🇳🇱, with cooperation of @PoliciaeShtetit🇦🇱and support of @Europol & @Eurojust🇪🇺.
Results👉: 20 arrests in 9 countries, 4 tonnes of cocaine…1/2 https://t.co/oGyVQjMEXQ— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) September 17, 2020
10 prej 20 të arrestuarve janë shqiptarë. 5 prej tyre janë arrestuar në vende të ndryshme të botës, Rumani, Dubai, Hollandë, dhe Hungari, dhe 5 të tjerë janë arrestuar në Shqipëri.
Europol njoftoi se hetimi, i cili zgjat prej 5 vitesh dhe ka përfshirë më shumë se 100 policë, ka arritur të shkatërrojë një nga rrjetet me aktive të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt porteve evropiane. Rrjeti trafikonte kokainë në Evropë me mjete të pajisura me ndarje të fshehta të sofistikuara.