
Luigi Soreca, Ambasadori i Delegacionit Evropian në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat anti-Covid. Ai i kërkoi të gjithëve të mbajnë distancën fizike.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta me koronavirusin nuk ka përfunduar ende. Mbajtja e distancës fizike në vende publike do të thotë eliminim i përhapjes së COVID-19. Kontribuoni në sigurinë kolektive! Mbani distancën fizike!”, shkroi në një postim në Twitter ambasadori, të premten, pas rritjes së numrave të të infektuarve në vend.