Studentët e Universitetit të Tiranës po prostesojnë sot përpara Kryeministritsë kundër tarifa të larta të studimeve në universitetet shtetërore. Katër kërkesat e tyre janë:
1) Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;
2) Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;
3) Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;
4) Në solidaritet dhe bashkë me studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, kërkojnë që qeveria t’i kthejë godinën e saj historike FGJM-së.
Për uljen e tarifave dhe pagesave studentët kanë nisur dhe nënshkrimin e një peticioni.
Studentët shprehen se me miratimin e reformës në arsimin e lartë, tarifat janë dyfishuar dhe janë të papërballueshme nga studentët.
Studentët nisën protestat kundër qeverisë që në momentin kur u prezantua ligji për arsimin e lartë në Kuvend, në vitin 2015, dhe vazhdojnë deri më sot. Qeveria nuk reflektoi në ligj pretendimet e studentëve dhe pedagogëve, duke e miratuar ligjin pa asnjë ndryshim. Një nga efektet më të prekshme për studentet që solli ligji ishte rritja deri në dyfish të tarifave të studimit.