Studentët në protestë, kërkojnë uljen e tarifave të studimeve

Studentët në protestë, kërkojnë uljen e tarifave të studimeve

Studentët e Universitetit të Tiranës po prostesojnë sot përpara Kryeministritsë kundër tarifa të larta të studimeve në universitetet shtetërore. Katër kërkesat e tyre janë:

1) Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;

2) Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;

3) Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;

4) Në solidaritet dhe bashkë me studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, kërkojnë që qeveria t’i kthejë godinën e saj historike FGJM-së.

Për uljen e tarifave dhe pagesave studentët kanë nisur dhe nënshkrimin e një peticioni.

Studentët shprehen se me miratimin e reformës në arsimin e lartë, tarifat janë dyfishuar dhe janë të papërballueshme nga studentët.

Studentët nisën protestat kundër qeverisë që në momentin kur u prezantua ligji për arsimin e  lartë në Kuvend, në vitin 2015, dhe vazhdojnë deri më sot. Qeveria nuk reflektoi në ligj pretendimet e studentëve dhe pedagogëve, duke e miratuar ligjin pa asnjë ndryshim. Një nga efektet më të prekshme për studentet që solli ligji ishte rritja deri në dyfish të tarifave të studimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>