Në shtator, takimi i radhës Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Në shtator, takimi i radhës Kosovë-Serbi

Takimet e radhës mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë do të nisin në shtator.

I dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se kryeministri i Kosovës Hoti dhe presidenti serb Vuçiç janë pajtuar për të vazhduar takimet, si mes tyre ashtu dhe mes grupeve teknike:

“Jam i kënaqur që pas prezantimit fillestar të qëndrimeve të dy liderët janë pajtuar që dialogu të vazhdojë në nivel të ekspertëve gjatë javës së ardhshme këtu në Bruksel.”

Lajçak njoftoi se bisedimet, në takimin e 16 korrikut, janë fokusuar në çështjen e personave të pagjetur dhe zhvillimin ekonomik.

Lidhur me çështjen e personave të pagjetur, Lajçak tha se të dyja vendet duhet të punojnë ngushtë me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.

Takimi i 16 korrikut ishte parë i drejtpërdrejtë mes dy liderëve të vendeve fqinje pas ndërprerjes së bisedimeve prej thuajse dy vitesh.

Të dy liderët thanë se bisedimet ishin të vështira por shprehën besimin për të ecur përpara.

Takimi që nisi rreth orës 19:00 të së enjtes erdhi pas përcaktimit të axhendës në një video telefonatë mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Hoti, të ndërmjetësuar nga zyrtarët europianë Joseph Borell dhe Miroslav Lajcak.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>