Takimi Kurti-Basha: Do punojmë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës

Takimi Kurti-Basha: Do punojmë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua sot me kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Duke folur me gazetarët pas takimit, dy liderët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të punuar për afrimin e Kosovës e Shqipërisë dhe për të punuar për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se “është obligim i yni si politikanë kudo që jemi tërë kohën të jemi në shërbim të qytetarëve edhe të Kosovës, edhe Shqipërisë për të ngritur dinjitetin dhe mirëqënien e tyre.”

Ndërsa Zoti Basha u shpreh:

“Për PD dhe opozitën e bashkuar prioritetet e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës janë të qarta dhe do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në tregtinë e lirë, në integrimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës, për t’i dhënë shanse për punësim qytetarëve tanë dhe në veçanti rinisë, për të ndalur shpopullimin që është shkak i drejtëpëdrjtë i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar sikundër edhe për angazhimin tonë sot dhe nesër për të vazhduar fuqimisht mbështetjen për njohjet ndërkombëtare dhe anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë, sikundër dhe për heqjen e vizave.

Prioritetet tona janë të qarta për kosovarët. Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe heqjen e vizave. Kosovarët dhe Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar.”

Pas takimit me Ramën, Metën dhe Bashën, Albin Kurti është nisur drejt Kosovës, duke anuluar kështu takimin me kryebashkiakun Veliaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>