Takimi Rama-Kurti, përplasje për mini-Shengenin e Ballkanit

Takimi Rama-Kurti, përplasje për mini-Shengenin e Ballkanit

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti përfunduan takimin dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp, njoftuan qytetarët për temat kryesore të bisedës.

Mes kryeministrave u vu re qartë mosdakordësia për mini-shengenin e Ballkanit, një nismë e kryeministrit Rama me presidentin serb Vuçiç.

Pyetur nga gazetarët lidhur me mini-shengenin ballkanik, Zoti Kurti tha se takimi i sotëm kishte në fokus makroshegenin shqiptar dhe jo për minishengenin ballkanik.

Kësaj deklarate kryeministri Rama iu përgjigj nuk thënë se makro shengen shqiptar është i lidhur ngushtësisht me mini-shengen ballkanik.

Kryeministri Rama tha dhe se së shpejti do të ketë një mbledhje të dy qeverive në Shkodër dhe se bashkëpunimi me Kosovën është prioriteti kryesor i Shqipërisë:

“Bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve. Nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të njerëzve dhe më pas dhe të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve nuk e kemi kryer detyrën ndaj të ardhmes dhe njerëzve tanë. Është themelore të heqim kufirin mes dy shteteve.”

Kryeministri Rama shprehu mbështetjen për Kosovën në betejën për të çuar përpara procesin për njohjen e pavarësisë së saj.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se Shqipëria dhe Kosova do të formojnë një komision ndërshtetëror për të vijuar zbatimin e 77 marrëveshjeve, nënshkrimin e marrëveshjeve të reja si dhe për t’i dhënë dy vendeve ato që qeveritë e mëparshme nuk ja kanë dhënë. Në këtë komision do të ketë deputetë dhe ministra të të dy vendeve.

Zoti Kurti u shpreh:

“Duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të prodhimtarisë, arsimit, sigurisë dhe politikës së jashtme. Këto janë fushë ku i kemi preokupimet e njëjta dhe aleteatët tonë demokratikë dhe perëndimorë. Do e dëshmojmë si dy kryeministra në avancimin tonë ndërshtetëror.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>