Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me tërmetin që goditi Kroacinë këtë të martë.
Basha solidarizohet me popullin dhe autoritetet kroate, duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
“I trishtuar nga lajmi i një tërmeti të dytë sot në Kroaci. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Ne solidarizohemi me popullin dhe autoritetet kroate, dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”
Një tërmet 6,3 ballë goditi Kroacinë, të martën. Deri më tani, janë zbuluar 7 viktima, 20 të plagosur dhe dhjetra ndërtesa të dëmtuara.