Theu masat kufizuese duke luajtur futboll, pezullohet shefi i qarkullimit rrugor Vlorë

Nga Exit News
Theu masat kufizuese duke luajtur futboll, pezullohet shefi i qarkullimit rrugor Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, pezulloi të dielën nga detyra shefin e qarkullimit rrugor Vlorë.

Komisari Rustem Plaka u pezullua pasi theu masat kufizuese kundër përhapjes së epidemisë së Covid-19 duke u përfshirë në një ndeshje futbolli të organizuar me 9 persona të tjerë në një fushë në pyllin e Sodës.

Lajmi u njoftua nga policia dhe përveç komisarit, Drejtoria e Përgjithshme ka nisur hetim disiplinor ndaj një polici me inicialet G. F. i cili nuk mori masa pasi konstatoi rastin.

Sipas Report TV ndeshja ishte luajtur pas mesnatës së të shtunës në një zonë ku stërvitet ekipi i Flamurtarit. Ajo ishte denoncuar nga një qytetar me foto dhe video.

Të 10 personat që luajtën futboll janë gjobitur dhe urdhëruar të mbyllen për 14 ditë në shtëpi. Respektimi i karantinës do të mbahet në vëzhgim nga policia.

BalkanWeb raportoi se pas këtij rasti, Drejtori i Përgjithshëm Veliu, u ka kërkuar drejtuesve të policisë në rrethe që të mbajnë përgjegjësi për masat kufizuese, jo vetëm për qytetarët, por edhe për vartësit e tyre.

Deri të dielën, 12 prill, në Shqipëri janë diagnostikuar 446 persona me Covid-19, prej të cilëve 8 janë policë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>