
Qytetarët e Tiranës do të protestojnë sot në orën 18:00 përpara Bashkisë kundër rritjes me rreth 50 për qind të çmimit të ujit.
Lajmi për rritjen e çmimit të ujit u bë publik nga vetë kryebashkiaku Veliaj pak ditë më parë. Zoti Veliaj tha se rritja e çmimit do të lejojë marrjen e kredive nga BERZH e Banka Botërore, kredi që do të përdoren për investime.
Pa bërë publik asnjë të dhënë konkrete, Zoti Veliaj propozon rritjen e çmimit të ujit edhe pse Ujësjellës Kanalizime Tiranë është një ndërmarrjet fitimprurëse – UKT vetëm në vitin e kaluar ka fituar 5 milionë euro nga faturimi i vetëm 22 për qind të përdoruesve të ujit -78 për qind e përdoruesve në Tiranë nuk paguajnë faturat e ujit.
Propozimi i Kryebashkiakut Veliaj do të hidhet për votim në Këshillin Bashkiak në mbledhjen e ardhshme.