Tre ish-magjistrantë kallëzim në SPAK për anëtarët e KPA-së, Daci dhe Hajdari

Nga Exit News
Tre ish-magjistrantë kallëzim në SPAK për anëtarët e KPA-së, Daci dhe Hajdari

Ish anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Antoneta Sevdari, ish gjyqtari i Apeli Tiranë, Ervin Metalla dhe ish prokurori Elsion Sadiku kanë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dy anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdarin dhe Luan Dacin.

Tre ish magjistrantët e shkarkuar nga vetingu akuzojnë Dacin dhe Hajdarin për fallsifikim dokumentash, fshehje dhe mosdeklarim të ardhurash.

Ndaj anëtarit të KPA, Luan Daci ka patur një proces penal të nisur nga ish-anëtari i KLP-së, Besnik Cani. SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të Dacit.

Në 20 Maj, Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posacëm të Apelimit, Luan Daci.

Në 5 Qershor, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi rikthimin në detyrë të Luan Dacit duke arsyetuar se, pavarësisht se ai kishte fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit, kishte deklaruar në kërkesën drejtuar Avokatit të Popullit se ndaj tij nuk ishte marrë ndonjëherë masa disiplinore e largimit nga puna dhe në Kuvend ishte shprehur se qe larguar me dorëheqje, këto nuk e bënin me faj.

Tashmë çështja e Dacit ndodhet në Gjykatën e Lartë, pasi SPAK ankimoi vendimin e Apelit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>