Tritan Shehu akuzon qeverinë: Përmbytjet në Gjirokastër, pasojë e keqqeverisjes

Nga Exit News
Tritan Shehu akuzon qeverinë: Përmbytjet në Gjirokastër, pasojë e keqqeverisjes

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Tritan Shehu akuzoi të premten qeverinë për situatën e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Gjirokastrës, duke thënë se është “një krim i përsëritur”.

Në Facebook ai shkroi se ‘si çdo dimër edhe këtë vit në Gjirokastër pati përmbytje, ujë, rrëshqitje dheu, godinash e rrugësh’.

n

Sipas tij, fajtor për situatën është qeveria pasi për 8 vite nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën e qarkut Gjirokastër.

Shehu shkruan:

“Dhe askush nuk vepron, asnjë masë efektive, njësoj si ndodhi e po ndodh dhe me “përmbytjen” Rilindase me Covid! Në fakt një qeveri në ikje, që për dy mandate vetëm ushqeu “tërmetet” e saj, tani afër 25 Prillit nuk mund të ndryshojë “zakonet” e saj”.

n

Gjirokastra është përmbytur si pasojë e motit të keq, dhe Bashkia njofton vazhdon të jetë e bllokuar rruga e fshatit Zhulat:

“Është ndërhyrë për pastrimin e kolektorëve duke shmangur bllokimin e qarkullimit të mjeteve në qytet dhe njësitë administrative si dhe evitimin e përmbytjeve”.

n

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>