
Presidenti Donald Trump ka deklaruar në një takim për fushatën elektorale në Karolinën e Veriut se mund të marrë çmimin Nobel – për të cilin është kandiduar – pasi po ndalon vraset masive mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për shumë vite. Do të ndalen me vrasjet. I thashë, djema, le të bëhemi bashkë.” – tha Trump.
Trump u kandidua nga ligjvënësi norvegjez për çmimin Nobel, për përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje histrike paqeje mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.