
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se pandemia mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet në SHBA.
Trump i kërkoi të gjithë qytetarëve të mbajnë maska duke njohur efektin e tyre mbrojtës, pavarësisht se më parë i ka cilësuar si johigjenike.
Në daljen informuese mbi situatën e pandemisë, e para pas disa muajsh ndërprerje, Trump pranoi se situata me virusin mund të vijojë të përkeqësohet nëse masat parandaluese nuk do të respektohen.