Turqia fton Greqinë të nisin bisedimet për çështjen e detit

Nga Exit News
Turqia fton Greqinë të nisin bisedimet për çështjen e detit

Turqia ka ftuar, të hënën, Greqinë për të nisur bisedimet paraprake për të zgjidhur konfliktet mes tyre, përfshi dhe atë për detin.

“Ne i bëjmë thirrje Greqisë për takimin e parë për bisedime paraprake në janar,” deklaroi Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlut, gjatë një fjalimi publik në Ankara me ministrin e Jashtëm të Qipros së veriut.

Thirrja e Çavuşoğlut për të filluar bisedimet me Greqinë u përsërit dhe nga zëdhënësi presidencial turk, Ibrahim Kalin.

Ministri turk komentoi dhe ftesën e kryeministrit Rama për të mundësuar takimin me ministrin grek Dendias në Tiranë:

“Pas takimit të parë, jam i gatshëm të takoj Dendias në Tiranë me ftesën e Ramës. Kjo është një ftesë, shpresoj që Greqia nuk e refuzon këtë mundësi, këtë ftesë dhe së shpejti fillojnë bisedimet hulumtuese.”

Menjeherë pas këtyrë deklaratave ka reagur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Papaioannou. Ai tha se Greqia nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Turqia:

“Ministria e Jashtme Greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme Turke në lidhje me të. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar mbi caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental.”

Ndërkohë vlen të kujtohet se javën e kaluar, kryeministri Rama vizitoi njëra pas tjetrës Turqinë dhe Greqinë.

Greqia dhe Turqia prej disa muajsh kanë shkëmbyer akuza dhe kërcënime për sa i përket konfliktit për ndërhyrjet e Turqisë në ujrat grekë.

Po ashtu, Turqia ka paralajmëruar se një zgjerim i detit nga ana e Greqisë në lindje do të ishte një shkak për luftë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>