Turqia do të ndryshojë planin për rihapjen e shkollave në fund të muajit, duke i kërkuar fillimisht vetëm nxënësve më të vegjël të kthehen në shkolla për dy ditë në javë.
Numrat e viktimave të shënuara nga koronavirusi janë në nivelet më të larta që nga mesi i muajit maj kur vendi kishte ende rregulla për ndalim qarkullimi.
Qeveria ka deklaruar se nuk planifikon të rikthejë masat kufizuese të lëvizjes pork a nxitur qytetarët të zbatojnë masat e distancës sociale dhe higjenës.
Muajin e kaluar ministrja e arsimit, Ziya Selcuk njoftoi se shkollat, të mbyllura që nga muaji mars, do të rifillonin mësimin nga 21 shtatori.
Ditën e martë, ministroi njoftoi se vetëm kopshtet dhenxënësit e viteve të para të fillores do të kthehen fizikisht në shkolla, dhe se plani për rihapjen e plotë do të përcaktohet brenda tre javësh.