Udheheqësit e Kosovës urojnë ditën e Çlirimit

Nga Exit News
Udheheqësit e Kosovës urojnë ditën e Çlirimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti uruan sot, 11 qershor ditën e çlirimit të Kosovës.

Presidentja Osmani u shpreh se po nderojnë kontributin e jashtëzakonshëm të secilit ushtar të NATO-s që i qëndruan përkrah Kosovës në momentet më të errëta të saj:

“Jem i këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi, kontribut i cikli ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen e sigurinë në Kosovë dhe në rajonin tonë”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, falenderoi ndërkombëtarët që ndihmuan luftën për t’u çliruar nga Serbia:

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i UÇK-së, i dëshmorëve tanë që e dhanë jetën për liri, por edhe i bashkimit, kontributit të përpjekjes sonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtare që e ndihmuan luftën tonë dhe ne u çliruam nga okupimi i Serbisë”.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se NATO hyri në Kosovë për ta ndaluar gjenocidin ndaj popullit shqiptar:

“Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë por më 12 qershor këmbësoria e NATO-s i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar”.

22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

Publikuar në Koha.net

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>