Bullgaria i shtohet listës së shteteve që pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Bullgaria i shtohet listës së shteteve që pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Bullgaria ka ndalur përkohësisht vaksinimin me vaksinat AstraZeneca, pas rritjes së shqetësimit për sigurinë e tyre.

Qeveria bullgare deklaroi se vaksinimi është pezulluar, derisa Agjencia Evropiane e Ilaçeve të autorizojë me shkrim përdorimin.

Derisa të kemi një konfirmim të sigurt dhe të qartë në letër nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, që vaksina e kompanisë AstraZeneca mund apo nuk mund të jepet, ju (zyrtarët shëndetësorë) do ta ndalni vaksinimin”, tha kryeministri bullgar Boyko Borisov.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi më 12 mars se është duke analizuar raportimet për probleme me mpiksjen e gjakut te disa persona në Bashkimin Evropian, të cilët janë vaksinuar me vaksinat AstraZeneca.

Vetë kompania ka thënë të enjten se nuk ka gjetur të dhëna për rritje të ndërlikimeve pulmonare apo të trombozave në vena – bazuar në të dhënat që nga vaksinimi deri më tani.

Megjithatë, Austria, Danimarka, Norvegjia, Islanda, Italia dhe Rumania kanë shtyrë apo kufizuar vaksinimin me këto vaksina, pas raportimeve të izoluara të pacientëve që janë përballur me trashje gjaku.

Edhe Tajlanda pezulloi të premten përdorimin e AstraZeneca për të njëjtat arsye.

Australia, Meksika dhe Filipinet kanë thënë se do të vazhdojnë vaksinimin, pasi deri tani nuk ka arsye për të vepruar ndryshe.

Kanadaja po ashtu ka thënë se nuk ka të dhëna se vaksina shkakton reaksione agresive.

Ndërkohë, në Shqipëri pritet të vijnë të premten 38,400 vaksina të kompanisë AstraZeneca.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>