Vasili, LSI: Rama ka fshehur 9000 vdekje gjatë pandemisë

Nga Exit News
Vasili, LSI: Rama ka fshehur 9000 vdekje gjatë pandemisë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për shtyp, akuzoi kryeministrin Rama se po përdorte vaksinat për të shantazhuar qytetarët.

Midis të tjerave ai e akuzoi kryeministrin se kishte fshehur rreth 9000 vdekje të lidhura me Covid-19.

Vasili risolli në vëmendje deklaratat e Ramës se vaksinimi nuk do të jetë njësoj nëse ai nuk fiton zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se kryeministrit nuk i intereson shëndeti i njerëzve dhe gjithçka e sheh në funksion të karrikes së pushtetit.

Vasili shtoi se qytetarët po rrënohen ekonomikisht nga kostot e kurimit të koronavirusit dhe se Rama ul testimet, që të manipulojë shifrat e të infektuarve.

Po ky individ që la mijëra biznese të mbyllen ndërsa Maqedonia fqinje aplikon paketën e 6 të ndihmës, ky nuk ka bërë as një çerek ndihme të paketës së parë, duke bërë që dhjetëra mijëra njerëz të humbasin punën, të kenë pamundësi që të kurohen nga Covidi, të kenë të ardhura, sepse qeveria e tyre nuk ekziston,” u shpreh ai.

Vasili bëri me dije se qeveria e re e paszgjedhjeve do ia besojë mënaxhimin e pandëmisë profesionistëve të provuar, të cilët kanë eksperiencë në këtë drejtim.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>