119 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në vend në 24 orët e fundit. Shpërndarja e tyre është si më poshtë:
- 69 pacientë në Tiranë,
- 8 pacientë në Kavajë,
- nga 7 pacientë në Krujë, Tepelenë,
- 5 pacientë në Lezhë,
- 4 pacientë në Durrës,
- nga 3 pacientë në Elbasan, Pogradec,
- nga 2 pacientë në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje,
- nga 1 pacient në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.
Në Tepelenë, 7 të infektuarit janë pjestarë të dy familjeve të infektuar në një dasëm në Tiranë. Të infektuarit janë banoë të fshatit Dukaj të Tepelenës.
Në Pogradec, 3 të infektuarit janë punonjës të bashkisë pogradec. Ata janë kontakte të të infektuarit të gjetur disa ditë më parë.
Në Korçë, 1 i infektuar është kontakt i të infektuarve të mëparshëm.
Në total në vend ka 1 776 pacientë ende aktivë.