Vazhdon qëndresa e studentëve

Vazhdon qëndresa e studentëve

Pasi një grup studentësh kaluan natën përpara Kryeministrisë, studentët kanë vazhduar dhe sot me protestat masive përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

Sot studentët kanë lajmëruar se do të protestojnë të heshtur, vetëm me libra e fletë të bardha.

Qindra studentë nga Elbasani janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar studentëve në protestë.

Qendresa e studentëve ka hyrë kështu në ditën e saj të nëntë në total, dhe në ditën e shtatë të protestave masive përpara Ministrisë së Arsimit.

Studentët vazhdojnë të refuzojnë ftesat e Kryeministrit Rama për negociata dhe kërkojnë me ngulm plotësimin e kërkesave që kanë parashtruar që ditët e para.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>