Veliaj akuzon aktorët se po përdoren nga opozita

Veliaj akuzon aktorët se po përdoren nga opozita

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzoi sot aktorët e Teatrit Kombëtar se janë kontrollohen dhe përdoren nga opozita.

Gjatë një takimi organizuar nga Veliaj me aktorë, zjarrfikës e arkitektë, sapo aktori Neritan Liçaj lexoi qëndrimin e aktorëve kundër projektligjit që parashikon prishjen e godinës së teatrit dhe ndërtimin e kullave, Kryetari i Bashkisë tha se aktorët kanë marrë porosi nga Partia Demokratike për të prishur mbledhjen:

“Para se të fliste Neritani, e kam saktësisht porosinë e partisë dhe do ta botoj. Unë e pashë në cel fotografimin në celular, që i thanë “Ik prish mbledhjen” dhe do ta publikoj.”

Aktori Neritan Liçaj menjëherë pas leximit të deklaratës dhe akuzave të Veliaj, ka braktisur takimin.

Partia Demokratike dhe grupi i aktorëve mohuan akuzat e Veliajt.

Qëndrimi i aktorëve

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, me anë të aktorit Neritan Liçaj, mbajti gjatë takimit, qëndrimin e saj zyrtar kundër projektligjit që tjetërson truallin ku ndodhet sot godina e Teatrit Kombëtar dhe ja jep atë privatëve për të ndërtuar kulla.

Disa nga pikat kryesore të deklaratës së artistëve janë:

  • Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i bënë me dije cdo qytetari të Republikës se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë konsensus me askënd sa kohë nuk tërhiqet projekt-ligji i cili grabit tokën publike të Teatrit Kombëtar.
  • Ka vetëm një rrugë që palët të mund të fillojnë të flasin. Ka vetëm një kusht që ne nuk e negociojmë. Të tërhiqet projek-ligji.
  • Teatri Kombëtar dhe prona ku ai ngrihet është pasuri publike në aspektin ligjor dhe shpirtëror ndaj sigurojmë cdo qytetar se do e mbrojmë pa asnjë lëshim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>