
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj reagoi përmes një fotoje të mërkurën për grevën e punëtorëve të Albkontrolit.
Me të njëjtin qëndrim si kryeministri Edi Rama dhe ai tha se greva është e influencuar nga Berisha, Basha dhe Meta.
Ai postoi një fotot të tyre dhe shkroi “dje tradhti qe falja e detit. Sot tradhti është sabotimi i vaksinës në Rinas. Janë të njëjtët njerëz, me të njejtat mënyra antike”.
Ai bëri thirrje për të mos i votuar më 25 prill.
“Shqipëria është velur me këta – 30 vite pengesa, bllokime. Le t’i ndëshkojmë me votë në 25 Prill”.