Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj e cilësoi kandidimin e Aldi Fushës për deputet si “fyerje për qytetarët”.
Aldi Fusha është djali i Petrit Fushës, një nga prokurorët e larguar të vetingut. Ai do të kandidojë si deputet i LSI në zgjedhjet e 25 Prillit.
Veliaj tha të martën se: “Petrit Fushës po ia bëjnë çunin deputet! Kjo është të fyesh inteligjencën. Ata e dinë që nuk kanë të ardhme në drejtësi, ndaj i vetmi shans është të fitojë Ilir Meta me Sali Berishën, se po fituan ata, do zhbëjnë ligjet e do rikthehen të gjithë Gjin Gjonët”.
Pas deklaratave të Veliajt reagoi edhe kandidati për deputet Aldi Fusha.
Ai tha se babai i tij “i ka shërbyer me përkushtim vendit si prokuror dhe avokat”. Fusha u shpreh se Veliaj së pari duhet të pastrojë “njollën mbi emrin e tij”.