Kryebashkiaku Veliaj prezantoi sot një video-animacion me renderat e projektit të teatrit të ri. Ai e progapandoi këtë si ‘shfaqja e plotë dhe i detuajuar i Teatrit Kombëtar për Këshillin Bashkiak.’
Në fakt ky grumbullim renderash, është publikuar nga Kryeminsitri Rama në shkurt të 2018, kur nisën përpjekjet e qeverisë për ta shembur Teatrin Kombëtar.
Prezantimi u bë nga Rama në Qendrën e tij për Hapje dhe Dialog. Atëherë ai pranoi për herë të parë se hartuesi i projekti ishte arkitekti Bjarke Ingels dhe argumentoi pse ishte “e pamundur” të rinovoheshin dy ndërtesat binjake të teatrit të ndërtuara gjatë pushtimit italian.
Në asnjë nga daljet e tij publike, as Kryeministri Rama dhe as Erion Veliaj nuk ka treguar se si është përzgjedhur ky projekt, si dhe kush e ka porositur atë, si është përzgjedhur studioja projektuese, sa ka kushtuar projekti dhe kush e ka paguar atë, kush e ka porosituar projektin, sa mund të kushtojë përafërsisht ndërtimi, etj.
Madje edhe projekti i teatrit, i prezantuar nga Rama në 2018 i hartuar nga BIG nuk iu nënshtrua fare konkurimit publik për projektin. Kryeministri Rama thjesht i lajmëroi qytetarët se BIG kishte projektuar ndërtesën e re të Teatrit Kombëtar.
Kjo tregon se qeveria dhe bashkia nuk kanë një projekt zyrtar të zgjedhur sipas procedurave ligjore për teatrin. Çdo gjë është bërë në mënyrë arbitrare dhe fait-a-complais. E vetmja “transparencë”, nëse mund të quhet e tillë, janë renderat me kompjuter.
Deri më tani bashkia nuk ka prokuruar një projekt për ndërtimin e Teatrit të Ri — në buletinin e prokurimeve publike nuk ka asnjë tender për hartimin e projektit.
Formalisht ky projekt është porositur nga firma Fusha shpk tek firma Bjarke Ingels Group (BIG), bashkë me projektin për kullat e larta tregtare që do të ndërtoheshin fillimisht ngjitur me godinën e teatrit.
Nuk dihet se pse një projekt i paguar nga Fusha shpk do t’i jepet falas Bashkisë Tiranë, por kjo gjë mund të merret me mend: pas projektit të teatrit ka qenë gjithmonë Edi Rama, ndërsa Fusha shpk ishte thjesht klienti i radhës paracaktuar prej tij për të punuar me Ingels.
Përzgjedhja pa prokurim publik, në mënyrë arbitrare dhe pa transparencë e një projekti publik shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.
Përzgjedhja e këtij projekti pa konkurrim shkel nenet 71 dhe 74 të MSA-së që parashikojnë dy parime themelore për lidhjen e kontratave publike nga qeveria shqiptare, pikërisht konkurrencën e lirë dhe mos-diskriminimin.