Veliaj sulmon Metën

Nga Exit News
Veliaj sulmon Metën

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar Presidentin Ilir Meta duke e quajtur “të alkoolizuar”.

“Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psiqik total, mendor, teksa është i alkoolizuar, ne si Bashki kemi një mundësi shumë të mirë rehabilitimi për të alkoolizuar dhe burrat e dhunshëm dhe do ishim shumë të lumtur që t’ia ofronin këtë shërbim”, u shpreh Veliaj në një lidhje telefonike me Report Tv.

Reagimi i Veliajt erdhi pasi Presidenti Meta dhe përfaqësues të partisë ‘Fryma e Re Demokratike’ u përplasën me policinë Bashkiake për vendimin për lirimin e zyrave në ish-godinën e PD-së përbalë qendrës tregtare Toptani.

Ai u shpreh se Presidenti Meta “është në një degradim, nëse do ishte burrë do e kishte lënë presidencën dhe do dilte në fushatë”. Veliaj sqaroi se zyrat do të lirohen nga partitë politike sepse ato do t’i kalojnë bashkisë.

Presidenti Meta dhe kryetari i FRD-së Sali Shehu u përplasën me policinë bashkiake të Tiranës për vendimin për largimin nga zyrat. Meta e quajti vendim të shtyrë nga fakti se FRD është në aleancë me opozitën për zgjedhjet e 25 prillit.

Në lidhje e ketë vendim reagoi edhe Partia Demokratike, e cila e konsideron veprimin e një Kryeministri në panik nga humbja e pushtetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>