Vendet e BE nuk bien dakord për vendosjen e protokolleve të përbashkëta të lëvizjes në hapsirën europiane

Vendet e BE nuk bien dakord për vendosjen e protokolleve të përbashkëta të lëvizjes në hapsirën europiane

Agjensia Reuters raportoi se Ministrat e jashtëm Evropian nuk ranë dakord për vendosjen e protokolleve të përbashkëta ne kufijtë mes tyre që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve për qëllime turistike. Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Hungaria dhe Suedia janë nën presion për të lehtësuar kufizimet në kufijtë e tyre.

Ministrat nuk arritën konsensus në mbledhjen e zhvilluar online për  iniciativën për të miratuar protokolle të përbashkëta që do t`ju nevojiten turistëve për të bërë udhëtime të sigurta gjatë këtij sezoni veror.

Ndërkohë që u diskutua për shpëtimin e sezonit turistik, gjashtë shtete të BE Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Hungaria dhe Suedia janë nën presion për të lehtësuar kufizimet në kufijtë e tyre, të ndërmarra për të penguar shtimin e varianteve të reja të virusit COVID-19.

Sipas zyrtarëve të lartë në Bruksel, duhet një qasje e koordinuar dhe me më pak kufizime për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve brenda hapësirës Shengen. Komisionari i Drejtësisë i ekzekutivit të BE, Didier Reynders, tha se Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Hungaria dhe Suedia kanë dhënë 10 ditë për të justifikuar masat radikale në kufi.

“Është domosdoshmëri që të kthehemi në një qasje të koordinuar për të gjitha masat në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Bashkimin Evropian” tha Reynders.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se blloku rrezikonte “copëzimin dhe ndërprerjen e lëvizjes së lirë dhe zinxhirëve të furnizimit – diçka që e kemi parë edhe javët e fundit”.

Gjermania, pasi kishte futur kontrolle përgjatë kufijve të saj me Republikën Çeke dhe Austrinë, ishte në bisedime me Francën për shmangien e masave të ngjashme në rajonin lindor Francez të Moselës që kufizohet me Gjermaninë.

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për “standarde të përbashkëta për udhëtimet dhe transportin e mallrave brenda BE për të siguruar funksionimin e tregut të përbashkët”.

Michael Roth, Ministri i Gjermanisë për Evropën, mbrojti veprimet e Berlinit. “Këto masa padyshim që vendosin një tendosje masive në rajonet kufitare … por mbrojtja e qytetarëve tanë është thelbësore”, tha ai.

Ministri francez i Evropës, Clement Beaune, i tha Reuters se Berlini dhe Parisi i kishin dhënë vetes 48 orë për të koordinuar masat shëndetësore të tilla si testimi i shtuar në rajonin e Moselës për të shmangur mbylljen e kufirit të tyre atje.

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se kufijtë e brendshëm midis vendeve të BE duhet të mbeten të hapura. Ai u përplas me Gjermaninë vitin e kaluar pasi Berlini mbylli kufijtë gjatë valës së parë të pandemisë COVID-19.

Kjo e fundit, nga ana e saj, synon të shmangë kontrollet e kufirit të 2020, thonë burime në Berlin, ndërsa Republika Çeke kërkoi ndihmë nga BE për të lehtësuar kufizimet e Gjermanisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>