Pas mbledhjes në Asamblenë së Përgjithshmë e OKB-së të mërkurën, ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-ës deklaruan se korrupsioni përbënte sfidën e re për demokracinë në botë.
Bëhet fjalë për ministrat e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian.
Në një njoftim për mediat, ato theksuan se korrupsioni “kërcënon stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive, duke minuar institucionet dhe vlerat e demokracisë, vlerat etike dhe drejtësinë, dhe duke rrezikuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe sundimin e ligjit”.
Ministrat shtuan se në shumicën e rasteve korrupsioni bëhet mjet për zhvillimin e krimit të organizuar e pastrimit të parave në rang ndërkombëtar.
Palët u angazhuan të udhëheqin përpjekjet për parandalim të korrupsionit, zhvillimin e instrumetarve në luftën ndaj tij, më shumë trasparence e rol të shtuar të medias dhe shoqërisë civile, ndalimin e strehimit të personave të përfshirë në korrupsion si dhe konfiskimin e aseteve të tyre.
Ata i bën thirrje vendeve që nuk kanë nënshkruar Konventën për Luftën ndaj Korrupsionit t’i bashkohen përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar fenomenin, që është rënduar nga pandemia.
Nevoja për të luftuar korrupsionin në nivel global reflektohet edhe nga akti i ri i administratës Biden në SHBA, nëpërmjet të cilit korrupsioni klasifikohet si një kërcënim kombëtar dhe përpjekjet kundër tij do të marrin prioritet në politikën e jashtme të vendit.
Vetëm një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes aktit magnitsky dënuan 3 personat më të fuqishëm në Bullgari dhe 60 kompani biznesi të lidhura me ta.