Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha do të dalë sot përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vetingut.
Seanca dëgjimore për Zotin Hoxha do të zhvillohet sot në orën 11:00. Trupa që do të gjykojë rastin e zotit Hoxha është Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.
Zoti Hoxha është anëtar i Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2011, ndërsa më parë ka qenë kryetar i Gjykatës së Apelit.
Fatmir Hoxha është anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese që përballet me KPK-në. Deir më tani vetëm Vitore Tusha ka kaluar vetingun dhe është konfirmuar në detyrë. Besnik Ymeraj dha dorëheqjen, por u referua nga KPK në Prokurori, ndërsa Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan për mosjustifikim të pasurisë.
Me shkarkimin e Xhoxhajt, Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbledhë kuorumin, e për pasojë nuk mund të zhvillojë asnjë seancë e të marrë asnjë vendim.