
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Xholi.
Vendimi u mor nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.
Prokurori Xholi ka punuar më herët në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe që prej vitit 2013, punën në Prokurorinë e Përgjithshme. Aktualisht Xholi është dhe drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Sipas raportit të ILDKPI-së, Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë e tij.
Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK e ka vlerësuar prokurorin të përshtatshëm për të vazhduar detyrën.