Vetingu, KPK gjen mospërputhje në pasurinë e gjyqtarit të Tiranës Astrit Faqolli

Vetingu, KPK gjen mospërputhje në pasurinë e gjyqtarit të Tiranës Astrit Faqolli

Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vetingut.

Astrit Faqolli është pjesë e listët prioritare të vetingut pasi kandidon për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjatë seancës, trupa e KPK-së, e përbërë nga  Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Genta Tafa raportoi se gjatë hetimit administrative të pasurisë janë gjetur pasaktësi në deklarimin e pasurisë.

Megjithëse ILDKPKI-ja ka dalë në përfundim se gjyqtari Faqolli ka bërë deklarim të saktë pasurie dhe ka burime të ligjshme për të, sipas KPK-së, ka mospërputhje midis deklaratës së bërë për vetingun dhe deklaratave vjetore në ILDKPKI lidhur me blerjen e një apartamenti në Tiranës dhe një trualli prej 32 metrash katrorë në Librazhd.

Fillimisht në vitin 2006, gjyqtari ka deklaruar se për të blerë apartamentin ka marrë një hua prej 10 mijë eurosh, ndërsa në deklaratën për veting, ai ka shkruar se e ka blerë me kursime ndër vite.

Edhe  DSIK ka dhënë vlerësim negative për gjyqtarin, duke e quajtër atë të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën. Megjithatë ky raport i DSIK nuk është marrë parasysh nga KPK, pasi nuk ka qenë I bazuar në prova të mjaftueshme.

Vendimi për gjyqtarin Faqolli do të merret më 25 korrik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>