Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi sot në detyrë gjyqtari në Gjykatën e Tiranës Astrit Faqolli, ndërsa shkarkoi prokuroren Rovena Gashi.
Megjithëse për gjyqtarin Faqolli, KPK gjeti pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe DSIK dha vlerësim negativ dhe e quajti atë të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën, trupa e KPK-së, e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Genta Tafa vendosën sot rikonfirmimin e gjyqtarit Faqolli në detyrë.
Astrit Faqolli ishte pjesë e listët prioritare të vetingut pasi kandidon për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ndërsa për prokuroren e pezulluar nga PPP Arta Marku, KPK vendosi shkarkimin për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.
Vetë prokurorja Gashi nuk mori pjesë në seancën dëgjimor me KPK-në, por me anë të një letre njoftoi se refuzonte të merrte pjesë në një process, vendimi i të cilit ishte paracaktuar para se të bëhej seanca.
Në këtë letër, prokurorja Rovena Gashi argumenton shkeljet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Më tepër për këtë mund të lexoni këtu.
Prokurorja Gashi i është drejtuar Gjykatës së Starsburgut për një proces të drejtë.