Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon sot seancën dëgjimore me gjykatësen e Gjykatës Kushetetuese Altina Xhoxhaj në kuadër të procesit të vetingut.
Deri më tani, KPK, bazuar në hetimin administrativ, ka ngritur një sërë problemesh për deklarimin e pasurisë së gjyqtares Xhoxhaj :
Mospërputhje në deklarimin e burimit të parave;
Mungesë të ardhurash për të justifikuar blerjen e një apartamenti;
Shuma të larta parash në formë cash;
Probleme pronësie për një truall në Gjirin e Lalzit;
Për sa i përket aftësive profesionale, sipas KPK, gjyqtarja Xhoxhaj ka marrë vendime në kushtet e konfliktit të interesit.
Vendimi për kalimin ose jo të procesit të vetingut për gjyqtaren Xhoxhaj do të merret pas dy ditësh.
Altina Xhoxhaj e ka nisur karrierën në vitin 1995 në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Nga viti 2006 deri në vitin 2010, Xhoxhaj ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Që prej vitin 2010 ka qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Deri më tani, vetëm gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha ka kaluar vetingun dhe do të vazhdojë detyrën.
Gjyqtari i Kushtetutes Fatos Lulo nuk e kaloi procesin e verifikimit për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, ndërsa gjyqtari tjetër Besnik Imeraj dha dorëheqjen përpara se të niste hetimi.
Ndërkohë KPK ka vendosur dhe moskalimin e vetingut për për gjyqtarin e Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva dhe prokuroren e në Prokurorisë së Apelit Shkodër Besa Nikëhasani, të dy për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.