Vetingu, KPK shkarkon gjyqtarin e Tiranës Artan Lazaj për mosjustifikim të pasurisë

Vetingu, KPK shkarkon gjyqtarin e Tiranës Artan Lazaj për mosjustifikim të pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Tiranës Artan Lazaj, për mosjustifikim dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Trupa e KPK-së e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, gjeti një sërë shkeljesh në deklarimin e pasurisë së zotit Lazaj.

Sipas KPK-së, gjyqtari nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasurinë, e cila në fund të vitit 2017 llogaritej në vlerën e 24 milionë lekvë dhe konsistonte në një apartament në Tiranë me sipërfaqe 159 metra katrorë; likuiditete në bankë në vlerë rreth 1,9 milionë lekë dhe gjendje cash 5,5 milionë lekë.

Gjyqtari Lazaj i ka kundërshtuar gjetjet e KPK-së duke e quajtur procesin e vlerësimit të pasurisë jo të saktë.

Sipas Lazes, ekspertët e KPK-së nuk i kanë llogaritur të ardhurat që ai ka përfituar që prej vitit 1994 kur ka nisur punë në sistemin e drejtësisë.

Gjyqtari Lazaj ishte pjesë e listës prioritare të vetingut pasi kandidonte për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>