Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rrëzoi para pak ditësh listën e qeverisë me tre kandidatët e paraqitur prej saj për vendin e gjykatësit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Refuzimi i një kandidati mund të ndodhë për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.
Lista e tre kandidaturave u miratua nga Kryeministri Edi Rama dhe u dërgua në Strasburg më 12 shtator.
Kryeministri Rama, i cili e ka bërë moto politike faktin se gjyqtarët e emëruar nga ish – Kryeminsitri Sali Berisha janë të korruptuar dhe të paaftë, nuk arriti të propozojë një kandidaturë të pranueshme për standardet e Këshillit të Europës.