Dy mësuese në shkollën ‘Lef Sallata’ në Vlorë janë infektuar me Covid-19.
Ato janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre dhe nuk janë paraqitur në shkollë në ditën e parë të vitit të ri mësimor.
Përveç tyre janë karantinuar dhe 3 mësuese të tjera, të cilat janë në pritje të përgjigjes së testimit.
Sipas drejtoreshës së shkollës, ambientet e shkollës janë dezinfektuar dhe janë marrë të gjithë masat që asnjë prej mësuesve që kanë patur kontakt me dy mësueset e infektuara të testohen dhe të mos jenë në mësim deri sa të vërtetohet që ato nuk përbëjnë rrezik për nxënësit.
Për vitin e ri shkollor, i cili nisi të hënën, nuk ka ende një strategji të mirëfilltë nga Ministria e Arsimit për sa i përket testimit të mësuesve apo nxënësve.
Disa ditë më parë, Partia Demokratike sygjeroi që qeveria të testojë të gjithë mësuesit përpara 14 shtatorit dhe më pas të bëjë testime në mënyrë të vazhdueshme gjatë vitit shkollor.
Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë publike nga ministria nëse ky sygjerim do të zbatohet apo jo.