Vokshi akuzon qeverinë se u vjedh mësuesve orët shtesë të pandemisë

Nga Exit News
Vokshi akuzon qeverinë se u vjedh mësuesve orët shtesë të pandemisë

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzon kryeministrin Rama se dështoi me arsimin pasi nuk rriti pagat e mësuesve dhe se “prej një viti u vjedh edhe orët shtesë të pandemisë”.

Vokshi krahasoi rritjen e rrogës së mësuesve gjatë qeverisjes së PD dhe PS.

Sipas saj PD në 8 vite i rriti mbi 2 herë pagat dhe jepte shpërblim 100 mijë lekë në fundvit.

Ndërsa Rama, “për 8 vjet i ka rritur pagat e mësuesve diku tek 30 euro, shpërblimi i fundvitit është harruar, ndërsa prej një viti u vjedh mësuesve edhe orët shtesë të pandemisë.”, tha përfaqësuesja e PD në një deklaratë për shtyp.

Vokshi rikujtoi se në programin qeverisës të PD, rrogat e mësuesve do të jenë jo më pak se 700 euro.

Albana Vokshi do të drejtojë fushatën e PD-së në degët 9 dhe 11 në Tiranë për zgjedhjet e 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>