Von der Leyen përshëndet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Nga Exit News
Von der Leyen përshëndet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për heqjen e ushtrisë nga veriu i Kosovës.

“Ky është një hap shumë pozitiv” dhe “i mirë për të gjithë rajonin”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Ajo u takua të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Një ditë më herët në Prishtinë, Von der Leyen takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, ajo tha se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Që nga 20 shtatori, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët e makinave me targa të Serbisë, t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme derisa vozisin në Kosovë.

Për të mbikëqyrur procesin, Kosova ka dërguar në veri edhe njësitë speciale policore.

Me marrëveshjen e arritur të enjten në Bruksel, serbët do t’i heqin bllokadat, njësitë speciale të policisë do të tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaku, ndërsa në targa të të dyja palëve do të vendosen përkohësisht letra ngjitëse.

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>