Von der Leyen viziton Shqipërinë më 28 shtator

Nga Exit News
Von der Leyen viziton Shqipërinë më 28 shtator

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë të martën, 28 shtator, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Axhenda e vizitave u njoftua për median nga Komisioni Evropian.

Më 29 shtator, Von der Leyen do të vizitojë Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë. Ndërsa më 30 shtator do të qendrojë në Bosnje e Hercegovinë.

Von der Leyen e paralajmëroi turin e saj në fjalimin e fundit për gjendjen e BE-së pas pandemisë. Kjo vizitë zhvillohet para samitit të tetorit, BE-Ballkan Perëndimor, në Bërdo të Sllovenisë.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme