Vritet ish-kreu i LSI në Elbasan, Pjerin Xhuvani

Nga Exit News
Vritet ish-kreu i LSI në Elbasan, Pjerin Xhuvani

Pjerin Xhuvani, ish kreu i LSI-së në Elbasan, u qëllua për vdekje të mërkurën, në lagjen “5 maji” në Elbasan. Mediat raportojnë se në shkëmbimin e zjarrit u plagosën edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve një efektive e policisë.

Mendohet se autori i dyshuar i krimit është një ish-efektiv i forcave RENEA.

Xhuvani ishte kandidat i LSI-së për deputet në zgjedhjet e 2013, por më vonë ai mbështeti PDIU-në.

Ai gjithashtu u akuzua nga PD, në mars si një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS-së dhe PD-së, Ditën e Verës në Elbasan.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>