Vuçiç do të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave serbe në takimin me Kurtin

Nga Exit News
Vuçiç do të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave serbe në takimin me Kurtin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar të mërkurën se Beogradi do të reagojë “fuqishëm dhe ashpër” nëse Kosova nuk pranon të respektojë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Çështja e formimit të asociacionit do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel mes përfaqësuesve të qeverisë serbe dhe asaj të Kosovës, sipas presidentit Vuçiç.

“Nëse ai (Kurti) thotë se nuk dëshiron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por që ne ta njohim Kosovën, atëherë ai nuk ka pse të vijë. Dhe nëse ata presin që unë ta bëj atë, atëherë ata as nuk kanë nevojë që të më ftojnë”, ka deklaruar presidenti serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen për herë të parë zyrtarisht në Bruksel në mes të qershorit.

Vuçiç është shprehur se Kurtin do të trajtojë si “çdo përfaqësues tjetër të institucioneve të përkohshme”.

Vuçiç ka shtuar se nuk pret që në takimin me Kurtin t’i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se nuk e ka problem të diskutojë rreth të gjitha çështjeve tjera të rëndësishme, siç është problemi i të zhdukurve ose bashkëpunimi në fusha të tjera.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës u shpreh kundër asociacionit një-etink të komunave në Kosovë.

Asociacionit i komumave me shumicë serbe në Kosovë është parashikuar të formohet sipas një marrëveshjeje në vitin 2013 të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.

Por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës por ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë së mërkurës, Vuçiq do të takohet në Beograd me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit Mattheë Palmer, ndërsa të enjten me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Palmer dhe Lajçak po vizitojnë Beogradin pas një vizite dyditore në Kosovë, ku u takuan me zyrtarë të lartë atje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>