Vuçiç falenderon serbët e Kosovës për bllokim të pikave kufitare

Nga Exit News
Vuçiç falenderon serbët e Kosovës për bllokim të pikave kufitare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç falenderoi serbët e Kosovës për bllokimin e dy pikave kufitare.

Në një video mesazh të postuar në mediat e tij sociale, Vuçiç i falënderoi ata për mbështetjen dhe i inkurajoi  të “tregojnë vendosmëri dhe të luftojmë për vendin tonë”:

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të tregojmë përmbajtje në çdo kohë, të përpiqemi për kompromis, por gjithashtu të tregojmë vendosmëri dhe të luftojmë për vendin tonë, njerëzit dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë vend.”

“Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira për mbështetjen e tyre, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Bërnjak. Serbia është me ju ”, tha Vuçiç sipas medias serbe B92.

Mesazhi i Vuçiç vjen në mes të thirrjeve të përsëritura nga diplomatët perëndimorë për ulje të tensioneve dhe lirim të rrugëve në pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak.

Dhjetëra serbë të Kosovës të mbështetur nga Beogradi dhe politikanët serbë lokalë bllokuan pikat e kalimit kufitar pas vendosjes së masës së reciprocitetit.

Serbia ka zbatuar të njëjtën taksë për makinat e Kosovës për 10 vjet, në kundërshtim me një marrëveshje midis dy vendeve, e cila skadoi më 15 shtator 2021.

Kosova dërgoi polici speciale, por ata ende nuk kanë ndërhyrë për të hapur trafikun.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi gatishmërinë e tij për të hequr taksën menjëherë dhe për t’u ulur në bisedime nëse Serbia bënë të njëjtën gje.

Vuçiç refuzoi propozimin e Kurtit, si dhe propozimet e bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen.

Qeveria e tij në vend të kësaj ngriti alarmin për trupat ushtarake, vendosi automjete të blinduara në kufi, urdhëroi avionët luftarakë të fluturojnë mbi kufi –  në kundërshtim me marrëveshjen e NATO-s.

NATO u përgjigj duke dërguar më shumë trupa në veri të Kosovës, e cila është e banuar nga një shumicë serbe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>