Vuçiç flet për takimin e radhës me Kurtin

Nga Exit News
Vuçiç flet për takimin e radhës me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh i gatshëm për të arritur një marrëveshje me Kosovën, në Bruksel, ku më 19 korrik.

“Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiç, sipas REL.

Takimi i radhës më 19 korrik u konfirmua të martën nga BE.

“Ky takim i nivelit të lartë do të përqendrohet në diskutimet për përparimin e bërë, për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ky është takimi i dytë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në takimin e 15 qershorit, dy zyrtarët nuk janë pajtuar për asgjë, por kanë rënë dakord t’i vazhdojnë takimet.

Mosmarrëveshjet midis tyre kanë të bëjnë sidomos me forminin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>