
Të martën, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar serbëve të jenë realist dhe të heqin dorë nga miti i kthimit të Kosovës nën Serbi. Ai shtoi se ëshët një mit të kërkosh që Serbia nuk ka asnjë të drejtë në Kosovë.
“Miti është se çdo gjë ëshët e lehtë dhe e thjeshtë dhe që ne duhet vetëm t’i themi botës të iki dhe ne nuk duhet të flasim më për këtë, është thjeshtë e jona. Ndaj, diku në mes, ne duhet të gjejmë një zgjidhje racionale dhe të përbashkët”, u shpreh Vuçiç në një intervistë për Euronews-in në Serbi.
Sipas një sondazhi të Qendrës për Dialog dhe Nismën Rajonale, 55 përqind e serbëve besojnë se Serbia e ka humbur përgjithmonë Kosovën dhe vetëm 36% besojnë se Kosova mund të jetë sërish e Serbisë.
Njohja e Kosovës nga Serbia është cështja kryesore e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.