Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se kancelarja gjermane, Angela Merkel e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Në një intervistë për median serbe Happy Tv, sipas raportimit të REL, Vuçiç tha se:
“Ajo është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi biseduar për herë të fundit në Davos (në janar 2019). Ajo më tha ‘Nuk di çfarë t’ju them në këtë moment. Shikoni se si të ruhet paqja dhe stabiliteti’”, tha Vuçiç.
Ai u shpreh se mendon që Gjermania u mërzit me Serbinë për shkak të takimit të planifikuar në qershor 2020 në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump.
Gjermania dhe Franca kanë organizuar disa takime për të mundësuar krijimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë. Këto bisedime tani kanë ngecur në çështjen e formimit të asosiacionit të komunave serbe në Kosovë.