Wizz Air 5 linja të reja fluturimesh ekonomike Tiranë-Itali

Nga Exit News
Wizz Air 5 linja të reja fluturimesh ekonomike Tiranë-Itali

Kompania e njohur e fluturimeve ekonomike, Wizz Air njoftoi sot se do të nisë 5 linja të reja fluturimesh nga Tirana drejt Italisë duke filluar nga fundi i muajit mars. Fluturimet do të jenë me çmime nga 30 euro.

Wizz Air, një kompani hungareze, e cila përdor kryesisht aeroporte dytësore, ofron çmimet më të lira të fluturimeve për Evropën qëndrore dhe lindore. Shefi i marketingut të Wizz Air, George Michalopoulos u shpreh se:

“Wizz Air është e angazhuar […] për të krijuar mundësi të reja për pasagjerët shqiptarë dhe sot jemi entuziastë për faktin se po dyfishojmë numrin e linjave që operojnë në Tiranë dhe të njoftojmë edhe 5 linja të reja nga kryeqyteti drejt Italisë. Besojmë se këto rrugë përfaqësojnë një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zgjerimin e rrjetit tonë, ndërsa më shumë udhëtarë mund të shijojnë tarifat më të ulëta të Wizz Air.”

Më 29 mars pritet të nisë linja Tiranë-Milano (Bergamo) dhe do të jetë linjë e përditshme. Më 31 mars do të nisë linja Tiranë-Piza (Toskana).

Tre linjat e tjera: Tiranë-Verona dhe Tiranë-Bolonja do të nisin më 1 maj, ndërsa Tiranë-Venecia do të nisë më 1 gusht.

Të gjitha linjat do të jenë me çmim të biletave 30 euro (29.99).

Ky zhvillim vjen pak javë pasi Autoriteti Italian i Aviacionit Civil i pezulloi licencën e fluturimeve kompanisë Ernest duke krijuar probleme për shqiptarët që donin të lëviznin drejt Italisë pas festave. Ernest, falë çmimeve ekonomike dhe destinacioneve të shumta drejt Italisë, ishte kthyer në një prej kompanive që përdorej më shumë nga shqiptarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>